I transferuar te Milani në gusht të 2025-ës, Ardon Jashari ka gjetur pak hapësirë gjatë periudhës që skuadra drejtohej nga trajneri Allegri. Ai ka pasur edhe një dëmtim që e ka penalizuar në pjesën e parë të sezonit. Duke folur për mënyrën e lojës së të trajnerit aktual të Napolit, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, është shprehur kështu: “Kam respekt për trajnerin, që në Itali ka fituar shumë. Besoj se secili ka idetë e veta dhe mënyrën e vet për ta shprehur futbollin. Kështu është.
Me Amorim ka një frymë të re, futbollin që ai propozon e vlerësoj shumë. Kërkon që të dominojë, duke luajtur me intensitet të lartë”. Një thumb për ish-trajnerin e Milanit, nga i cili Jashari me siguri ka pritur më shumë minuta.

