Një nga ikonat e futbollit librazhdas, Besnik Çota, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të mërkurën në mbrëmje. Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit ishte një nga figurat më të respektuara të historisë së klubit nga Librazhdi. Edhe klubi ka reaguar për këtë ndarje të parakohshme, duke postuar një mesazh të ndjerë për ish-kapitenin dhe trajnerin.
“I pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta, të një prej ikonave të futbollit librazhdas, Besnik Çota. Pas një sëmundje të gjatë profesor Besa ka mbyllur sytë sot për tu larguar vetëm fizikisht nga kjo botë, duke lënë pas një emër me të cilin fëmijët e tij mund të krenohen. Ngushëllime familjes. Pusho i qetë Besnik Çota”, shkruhet në postimin e klubit librazhdas.

