Milan synon Brahim Diaz

Milani ka nisur të planifikojë merkaton në rast të largimit të Rafael Leaos, ndërsa emri i Brahim Diaz është shfaqur si objektivi kryesor për të përforcuar repartin ofensiv.

Sipas raportimeve të Corriere della Sera, drejtuesit e klubit italian e shohin mesfushorin ofensiv të Real Madridit si kandidatin ideal për të marrë rolin e organizatorit të lojës në skuadrën kuqezi.