Uli Hoeneß, presidenti i nderit i Bayern Munich, ka reaguar ashpër ndaj zërave për një transferim të Michael Olise te Real Madrid. Hoeneß ka bërë të qartë se klubi bavarez nuk ka ndërmend të negociojë për yllin francez, pavarësisht interesimit të mundshëm nga gjigantët spanjollë. “Kur dëgjova këtë zë merkatoje, fillova të qesh. Michael ka një kontratë trevjeçare dhe ndihet shumë mirë këtu. Mund të vinte edhe perandori i Kinës dhe ne përsëri nuk do të negocionim. Ne kemi treshen më të mirë në botë.”
Deklarata e Hoeneß është një sinjal i fortë se Bayern Munich e konsideron Olisen pjesë të rëndësishme të projektit të klubit dhe nuk dëshiron ta humbasë yllin francez, edhe nëse në garë do të përfshihej një klub i madh si Real Madrid.

