Buffon refuzon rikthimin te Italia

Gianluigi Buffon nuk do të rikthehet në strukturat e kombëtares italiane. Ish-portieri legjendar i Juventusit dhe “Axurrëve” ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e rinj të Federatës Italiane, Paolo Maldini dhe Leonardo, për një rol më aktiv në projektin e ri të Italisë.

Sipas raportimeve të ‘La Gazzetta dello Sport’, rreth dhjetë ditë më parë Maldini dhe Leonardo kontaktuan Buffonin për t’i propozuar një detyrë të rëndësishme në organizimin e ri të kombëtares. 48-vjeçari kishte mbajtur më parë postin e shefit të delegacionit të Italisë në vitin 2023, pas emërimit të Luciano Spalletti-t, por dha dorëheqjen në prill 2026 pas humbjes së rëndë në Zenicë.