Premier Liga dominon Europën

Premier Liga vazhdonc të rishkruajë rregullat e tregut të transferimeve. Edhe në verën e vitit 2026, klubet angleze po demonstrojnë fuqi financiare të pakrahasueshme, duke përfunduar marrëveshje rekord dhe duke konsoliduar dominimin financiar të ligës më të pasur në botë.

Sipas “Marca”, merkato e verës ka filluar me disa klube kanë vendosur tashmë rekorde të reja për transferimin më të shtrenjtë në historinë e tyre. Ky trend mund të vazhdojë në javët e ardhshme, teksa shumë marrëveshje të profilit të lartë ende nuk kanë… filluar. Sido që të jetë, dominimi i Premier Ligës është i dukshëm kur shikohen shpenzimet e përgjithshme të ligave të ndryshme evropiane.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt.de”, klubet angleze kanë investuar deri tani 1.55 miliardë euro, shifër mbresëlënëse kur krahasohet me turnetë e tjerë të mëdhenj evropianë. Serie A renditet e dyta me 589.4 milionë euro, e ndjekur nga Bundesliga me 434.6 milionë euro, La Liga me 307.1 milionë dhe Liga franceze me 247.9 milionë euro.

Nënshkrimi më ikonik i verës është ai i Çelsit prej 137 milionë eurosh, me Morgan Roxhers nga Aston Vila. Ky transferim me siguri do të hyjë në historinë e futbollit anglez.

Me këtë shumë, 23-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë i blerë nga një klub i Premier Ligës, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Moises Kaisedo, i cili gjithashtu erdhi për 133 milionë, Roxhers gjithashtu u bët lojtari më i paguar në historinë e Çhelsit, duke tejkaluar edhe Enco Fernández, i cili u ble për afërsisht 121 milionë.

Investimi i madh u bë i mundur edhe nga shitjet e konsiderueshme, pasi erdhën 150 milionë euro nga largimet e Mark Kukurejas, Andrej Santos apo Xhorxh, përveç kompensimit të konsiderueshëm të marrë nga Siti për Mareskan.

Mançester Siti gjithashtu bëri një nga marrëveshjet më të mëdha të verës, duke blerë Eliot Anderson nga Notingem Forest për 135 milionë. Ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur me ardhjen e Grilish.

Ndërkohë, Totenhem theu të gjitha rekordet vendase me blerjen e Sandro Tonalit, për 116 milionë euro, ndërsa “Spurs” investuan gjithashtu 99 milionë euro për Mateus Fernandes, duke konfirmuar dëshirën për të ndërtuar një skuadër konkurruese.