Rei Manaj mbetet një nga pikat kryesore të Sivasporit në prag të sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje normalisht me skuadrën turke, e cila pret që ai të udhëheqë repartin ofensiv edhe gjatë sezonit të ri. Sipas mediave turke, stafi teknik e konsideron Manajn armën kryesore në sulm dhe po punon që ai të arrijë formën optimale përpara nisjes së kampionatit.
Paralelisht me përgatitjet në fushë, drejtuesit e klubit vijojnë të punojnë edhe në merkato për të plotësuar organikën, ndërsa stafi teknik synon ta ketë skuadrën në nivelin e duhur fi zik dhe taktik për startin e kampionatit. Në këtë vazhdë, u sigurua qëndrimi i Manajt te Sivaspori duke qenë se ishte menduar disa herë largimi i tij, gjë që duket se nuk do të ndodhë dhe do të vazhdojë të japë kontribut së bashku me Valon Et’hemin.

