Ish-mesfushori i Tërbunit, një nga protagonistët që shkroi historinë e klubit pukjan si futbollist duke e ngjitur për herë të parë në Abissnet Superiore, rikthehet sërish në shtëpi. Xhynejt Çutra është emëruar trajner i Tërbunit dhe do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.
Klubi pukjan me në krye trajnerin Çutra do të nisë përgatitjet për sezonin e ri ditën e hënë, në ambjentet e “Football Republic”. Presidenca ka premtuar merkato sa më cilësore, me synim rikthimin në Kategorinë e Parë.

