Sipas “Foot Mercato”, e ardhmja e Mohamed Salah do të jetë në Europë. Sulmuesi egjiptian mësohet të ketë arritur një akord me ekipin e Besiktas, i cili mësohet t’i ketë ofruar një kontratë një vjeçare. Sipas portalit francez 34-vjeçari do të përfitojë 10 milionë euro ndërsa dy milionë të tjera do t’i shkojnë në formë bonusesh.

