FIFA nxjerr në shitje mbi 1 mijë bileta të tjera për finalen e Botërorit

FIFA ka nxjerrë në shitje rreth 1 200 bileta të kategorisë së dytë për finalen e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin ‘MetLife në East Rutherford’, New Jersey.

Çmimi i këtyre biletave është 7.380 dollarë secila. Platforma zyrtare e FIFA-s për shitjen e biletave të minutës së fundit, e cila në disa momente e shfaqte ndeshjen si të shitur plotësisht, tani tregon 1 178 vende të lira në pesë sektorë të tribunave të sipërme, përgjatë vijave anësore të fushës.