Interi siguron pasuesin e Dumfries

Interi ka arritur marrëveshjen me Union Saint Gilloise për Anan Khalaili. Pasi iu refuzua oferta e parë për 20 milionë euro plus bonuset, klubi zikaltër e rriti ofertën në 23 milionë euro plus bonuset, por edhe kjo ofertë u refuzua dhe më në fund kampionët e Italisë bënë lëvizjen e radhës. Oferta e tretë ishte 25 milionë euro plus bonuset, dhe këtë radhë Union Saint Gilloise që kishte kërkuar 30 milionë euro vendosi ta pranojë.

Thelbësor në këtë vendim final, rezultoi takimi i drejtpërdrejtë mes drejtuesve të të dy klubeve dhe kështu që u zgjidh gjithçka. Tani Chivu mund të festojë sepse do të ketë në dispozicion të tij pasuesin e Dumfries të larguar në drejtim të Realit të Madridit.