Harry Kane pranë titullit “Sir”

Harry Kane mund të jetë shumë shpejt jo vetëm një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Anglisë, por edhe të marrë një nga nderimet më të larta civile në Mbretërinë e Bashkuar. Sulmuesi i Anglisë dhe i Bayernit është kandidat për t’u shpallur kalorës, duke fituar titullin prestigjioz “Sir”.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, Partia Liberal-Demokrate ka paraqitur një mocion në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku kërkohet që Kane të nderohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futboll dhe për krenarinë që i ka sjellë vendit në arenën ndërkombëtare.