Venezuelë, tërmeti i merr jetën futbollistit të kombëtares U-20

Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën vazhdon të rëndohet dhe tragjedia ka prekur edhe botën e futbollit. Mes viktimave është edhe futbollisti i ri, Yimvert Berroterán, sulmues i lindur në vitin 2008, i cili vetëm pak javë më parë kishte debutuar me kombëtaren U-20 të Venezuelës dhe në elitën e futbollit venezuelian me skuadrën e Universidad Central de Venezuela.