Tedi Cara transferohet te nën-kampionët e Ukrainës

Sulmuesi shqiptar Tedi Cara largohet nga FC Oleksandriya, por mbetet në elitën e futbollit ukrainas, pasi do të nisë një aventurë të re në karrierë me LNZ Cherkasy. Klubi, që mbylli sezonin në vendin e dytë në kampionatin ukrainas, ka paguar rreth 500 mijë euro për të blerë kartonin e 26-vjeçarit shqiptar. Ish-sulmuesi i Partizanit luajti 27 ndeshje në kampionatin ukrainas sezonin e kaluar me fanellën e Oleksandriya, duke kontribuar me 6 gola dhe 3 asiste.