Dëmtim shokues për Koné, lojtarët në lot dhe tifozët “të ngrirë”

Mesfushori pësoi një frakturë në këmbë pas një përplasjeje me kundërshtarin, duke shkaktuar frikë të madhe me lojtarëve në fushë dhe publikut të Vancouver. Ismael Kone u rrëzua në fushë pasi u përplas me Madibo të Katarit. Pamjet ishin vërtet të dhimbshme dhe lojtarët u grumbulluan në formë rrethi për ta mbrojtur. Të gjithë “ngrinë” në fushë dhe në shkallët e stadiumit, ndërsa disa lojtarë u panë duke lotuar.

Lojtari i dëmtuar doli me barelë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit me ambulancë. Kone pësoi një frakturë të rëndë të këmbës. Madibo u ndëshkua me karton të kuq për faullin, ndërkohë që në fushë u nxehën pak gjakrat mes lojtarëve dhe mes dy pankinave pati një debat. Pas rifillimit të lojës, Saliba shënoi dhe ia dedikoi golin Koné. Ai tregoi para publikut në stadium dhe para kamerave fanellën me numrin 8 të Kanadasë.

Sfidanti.al