Irani mbërrin në Los Anxhelos për ndeshjen e Botërorit

Kombëtarja e Iranit ka mbërritur në Los Anxhelos për ndeshjen e saj të parë në Botërorin 2026 kundër Zelandës së Re, në një moment të ndjeshëm politik dhe diplomatik. Sipas raportimeve të BBC-së, skuadra iraniane zbarkoi në Shtetet e Bashkuara pikërisht në kohën kur u njoftua një marrëveshje për t’u dhënë fund armiqësive mes Iranit dhe SHBA-së. Ky zhvillim ka ulur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, vetëm një ditë para debutimit të iranianëve në Kupën e Botës. Megjithatë, polemikat rreth përfaqësueses iraniane nuk janë zbehur. Irani hasi vështirësi me procedurat e vizave për hyrjen në SHBA dhe, për këtë arsye, u detyrua ta vendoste kampin bazë të ekipit në Meksikë gjatë turneut.