Gjermania, Karl humbet botërorin

Ajo që tashmë ishte frikësuar se do të ndodhte, me shumë shqetësim tani duket se po bëhet e vërteta e hidhur. Sipas raportimeve të mediave “Sky” dhe “Bild”, Lennart Karl do të humbasë Kupën e Botës 2026.

Sipas këtyre raportimeve, talenti i Bayern Munichut ka pësuar një këputje të fibrave muskulore në stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore kundër Shtetet e Bashkuara.