Elbasani prezanton blerjen e re Edoly Lukoki

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Edoly Lukoki është blerja më e re e klubit verdheblu. 22-vjeçari francez luan si sulmues krahu dhe së fundi është aktivizuar në ligën e dytë holandeze me FC Eindhoven. Lukoki ka luajtur edhe kombëtaren e Francës U18, ku në 6 paraqitje ka shënuar edhe 3 gola.

“Lukoki është zhvilluar në akademitë e Nantes në Francë dhe Lecce në Itali. Anësori 22 vjeçar ka nisur eksperiencën profesionale me Standard de Liège dhe i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencës së fundit me FC Eindhoven ne ligën e dytë hollandeze”, shkruhet në njoftimin e klubit.