NBA në zi, ndërron jetë legjenda Rick Adelman

Bota e basketbollit amerikan ka humbur një nga figurat më të rëndësishme të saj. Ish-trajneri legjendar i NBA-së, Rick Adelman, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga ‘National Basketball Coaches Association’, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë publike. Adelman konsiderohej një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të respektuar në historinë e NBA-së, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në basketbollin amerikan. Para se të bëhej trajner, ai pati edhe një karrierë si basketbollist në NBA. Adelman debutoi në vitin 1968 me San Diego Rockets dhe luajti shtatë sezone në ligën më të fortë të basketbollit në botë, me mesatare 7.7 pikë dhe 3.5 asistime për ndeshje.