Manchester City ka vendosur për trajnerin e ri pas largimit të Pep Guardiolës. Enzo Maresca do të marrë drejtimin e gjigantit anglez, duke nisur një epokë të re në “Etihad Stadium”. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raportoi se tekniku italian ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin anglez. Maresca vjen pas eksperiencës së tij te Chelsea, ndërsa rikthehet te City në një ambient që e njeh shumë mirë. Ai kishte punuar më herët si ndihmës i Pep Guardiolës, duke qenë pjesë e stafit teknik në sukseset e klubit anglez.
Drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur t’i besojnë trajnerit italian për të vazhduar projektin ambicioz të klubit pas epokës së Guardiolës, i cili la gjurmë të mëdha në historinë e skuadrës. Zyrtarizimi i Marescës pritet të vijë shumë shpejt, ndërsa ai do të nisë menjëherë përgatitjet për sezonin e ri. Tifozët e Cityt tashmë presin të shohin se si do të duket skuadra nën drejtimin e teknikut italian.
sfidanti.al

