Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorës. Ka disa emra të rinjë në këtë listë, por edhe mungesa me peshë.
Nga lojtarët e rinj spikasin Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi. Ky i fundit kërkohej edhe nga Zvicra. Matoshi luan me Thunin dhe është një nga lojtarët më të kërkuar edhe nga klube të Serisë A, si Lecce dhe Bologna.


