Muçi fiton trofeun e parë me Trabzonspor

Ernest Muçi fiton trofeun e parë me ekipin e tij të ri. Trabzonspor fitoi edicionin e 64-rt të Ziraat Turkish Cup falë dy golave të Onuachu (18’, 79’). Në finalen e madhe të mbajtur në Antalya ekipi ku militon sulmuesi kuqezi ka mposhtur Konyaspor për të fituar kështu trofeun për herë të dhjetë në historinë e klubit.