LASK shpallet kampion në Austri pas 61 vitesh

LASK ka shkruar historinë në futbollin austriak, duke u shpallur kampion i Austrisë për herë të parë pas plot 61 vitesh. Skuadra nga Linzi triumfoi 3-0 ndaj Austrisë së Vjenës në javën e fundit të Bundesligës dhe siguroi titullin që mungonte që nga viti 1965, duke kompletuar edhe “dopietën” historike. Ky sukses i dha fund dominimit të gjatë të Sturm Graz dhe RB Salzburg në futbollin austriak.

sfidanti.al