Trajneri portugez Jorge Jesus do të largohet nga Al Nassr në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin arab. Sipas raportimeve të medieve portugeze, trajneri 71-vjeçar tashmë i ka njoftuar drejtuesit e klubit saudit për vendimin e tij për t’u larguar pas përfundimit të kampionatit.
Jesus ka vlerësuar se ky është momenti i duhur për të mbyllur kapitullin në Arabinë Saudite, pavarësisht se skuadra e tij është ende në garë për dy trofe të rëndësishëm: titullin kampion dhe një trofe kontinental aziatik. Al Nassr pritet të luajë ndeshjet vendimtare të sezonit, ndërsa trajneri portugez dëshiron ta mbyllë këtë cikël me trofe para se të largohet.
Ndërkohë, e ardhmja e tij tashmë po merr formë. Sipas burimeve, Fenerbahçe është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij dhe madje është planifikuar një takim në Lisbonë për të diskutuar ofertën.
sfidanti.al

