Piastri: Raporti me Norris nuk ka ndryshuar

Piloti australian ka folur për raportin me shokun e skuadrës dhe atë çfarë ndodh në skuadrën ku bën pjesë: “Nuk mund të kesh sekrete te McLaren”.

“E them me ndershmëri, nuk besoj se raporti me Norris ka ndryshuar shumë. Dimë ta ndajmë atë që ndodh në pistë me atë që ndodh jashtë saj. Nuk është bërë kurrë i keq”. Kanë kaluar disa muaj nga fundi i Botërorit 2025 dhe Oscar Piastri ka ndryshuar faqe, duke folur për raportin me shokun e skuadrës, që u shpall kampion.

Dueli ka qenë i ashpër dhe nuk kanë munguar momentet e tensionit me skuadrën, sepse kur në lojë është objektivi i një jete, është e vështirë ta gjesh limitin mes respektimit të rregullave të skuderisë dhe të dish të imponohesh në aspektin personal.