Victor Osimhen po përgatitet të fitojë një tjetër titull me Galatasaray, me verdhekuqtë ka realizuar 20 gola këtë sezon dhe ka qenë vendimtar në përballjen e fundit për titull me Fenerbahce, të mundur 3-0. Por nuk janë vetëm gjëra të mira për ish-sulmuesin e Napolit, i cili përballet me një kundërshtar shumë më të pakëndshëm. Sepse Osimhen është paditur për përvetësim të paligjshëm nga Mercedes-Benz Financial Services Italia, për shkak të 90 mijë eurove të papaguara nga sulmuesi.
Sipas asaj që shkruan Repubblica, sulmuesi nigerian është paditur për një borxh me katër shifra. Avokati që përfaqëson Mercedes-Benz Financial Services Italia ka paraqitur një kallëzim ndaj Osimhen në stacionin e karabinierëve të Crescenzago. Avokati ka vepruar kështu sepse ish-lojtari i Napolit do të kishte nënshkruar në vitin 2023 një kontratë leasing për një makinë me cilindratë të madhe, një Mercedes GLE hibride. Por sulmuesi nuk do të kishte paguar këstet e SUV-it, që arrijnë në një total prej 90 mijë eurosh dhe që rezultojnë të papaguara. Por ka edhe më shumë, sepse Osimhen nuk do ta kishte kthyer as makinën te Mercedes.
sfidanti.al

