Minnesota ka treguar karakter duke fituar ndeshjen e katërt të serisë me Denver. Ekipi nga Mineapolis udhëheq serinë me shifrat 3-1 falë triumfit të mbrëmshëm ku protagonist absolut ishte Ayo Dosunmu me 43 pikë të shënuara edhe pse u aktivizua nga stoli. Zgjedhja e trajnerit Chris Finch ishte e detyruar pasi Timberwolves humbën për shkak dëmtimi Donte DiVincenzo dhe Anthony Edëards.

