McLaren me revolucion në Formula 1

Rivalët e vjetër të sezonit 2025, një kampionat që premtonte shumë dhe përfundoi në mënyrë dramatike, sot ndodhen në rrugë të ndryshme. MekLareni, kampion në fuqi në Formula 1, dhe Maks Vershtappen nuk duket se do të bashkojnë forcat. Piloti holandez po përballet në vitin 2026 me një “RB22” jo konkurrues dhe me një rregullore që nuk i përshtatet, ndërsa MekLaren është rikthyer në elitë.

Gara në Japoni konfirmoi se skuadra britanike është pretendente serioze për podiume dhe më shumë. Megjithatë, dukej sikur historia mes Vershtapenit dhe ekipit nga Uoking mund të kishte një tjetër kapitull. Transferimi i inxhinierit të tij, Xhanpiero Lambiase, te MekLareni shkaktoi një “tërmet” në bokset e Formulës 1 dhe tregoi ambicien e madhe të ekipit. Madje, mediat holandeze raportuan se ëndrra e madhe e MekLarenit ishte pikërisht afrimi i Vershtapenit, një skenar që sot duket shumë i largët.