Njëri prej lojtarëve kryesor të Kosovës në eliminatoret e Botërorit 2026 mund të jetë pjesë e 2.Busnedliga sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Elvis Rexhbecaj, i cili është në hapat e fundit të aventurës së tij në Bavari ku aktivizohet për FC Augsburg.
28-vjeçari do të jetë një lojtar i VfL Wolfsburg duke nisur prej 1 qershorit të këtij viti. Edhe pse ekipi në fjalë për momentin është një kandidat i fortë për t’i thënë lamtumirë Bundesliga-s (në 30 ndeshje kanë koleksionuar 24 pikë dhe mbajnë vendin e parafundit), mesfushori ka pranuar që të transferohet duke lënë klubin bavarez, i cili gjendet në pozita komode (vendi i 9-të me 36 pikë).
Për Rexhbecajn kjo ishte një zgjedhje zemre pasi kthehet në ekipin që e zbuloi dhe ku hodhi hapat e para të karrierës së tij. Ky vendim i lojtarit është vlerësuar shumë edhe nga zyrtarët e VfL Wolfsburg. “Për mua Wolfsburgu është i veçantë dhe sapo mu shfaq mundësi që të rikthehesha nuk hezitova. Për mua është një ekip special, por tani dua të saktësoj se do të jap gjithçka për Augsburg deri në fund të sezonit”, tha 28-vjeçarit.
sfidanti.al

