Usain Bolt këshillon talentin e ri që i theu rekordin: Mendjen te pista!

Legjenda e sprintit botëror, Usain Bolt, i ka dhënë një këshillë të qartë talentit në rritje të atletikës australiane, Gout Gout: të qëndrojë i fokusuar te pista dhe të mos shpërqendrohet nga fama e hershme.

18-vjeçari po tërheq vëmendjen e botës së sportit pas paraqitjeve mbresëlënëse. Ai arriti të mbrojë titullin në garën 200 metra në Kampionatin Australian të Atletikës më 12 prill, duke regjistruar kohën 19.67 sekonda. Me këtë rezultat, ai theu rekordin botëror për moshat nën 20 vjeç të amerikanit Erriyon Knighton dhe madje përmirësoi edhe kohën më të mirë që Bolt kishte arritur si adoleshent. Përveç kësaj, Gout ka fituar edhe titullin kombëtar për 100 metra për grupmoshat e reja dhe ka thyer disa rekorde të tjera në karrierën e tij të hershme, duke u konsideruar si një nga sprinterët më premtues në botë. Duke folur për mediat ndërkombëtare, Bolt theksoi se suksesi në moshë të re mund të sjellë edhe shpërqendrime: “Në atë moshë, fillon të tërhiqesh në shumë drejtime dhe rrezikon të harrosh atletikën. Shpresoj që ai të ketë njerëzit e duhur pranë që ta mbajnë të fokusuar, sepse nëse dështon në pistë, gjithçka tjetër zhduket”.

sfidanti.al