Mourinho pranë Realit?

Situata te Real Madridi është gjithnjë e më e tensionuar pas një sezoni zhgënjyes, që ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Álvaro Arbeloa. “Los Blancos” janë eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Mbretit, ndërsa kanë humbur finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Edhe në La Liga, skuadra duket jashtë garës për titullin, duke pritur vetëm konfirmimin matematikor. Në këtë situatë, rikthehet në skenë emri i José Mourinho, një figurë që gjithmonë tërheq vëmendje kur lidhet me Realin. Sipas raportimeve nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, aktualisht nuk ka negociata konkrete mes palëve, por ekziston një dëshirë nga ana e trajnerit portugez për t’u rikthyer në Madrid.