Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar një përforcim të ri në mesfushë në prag të fundit të sezonit, duke afruar futbollistin nigerian, Benjamin Akindoyo. 22-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë me kampionët në fuqi të Shqipërisë, e vlefshme deri në vitin 2029, duke u bërë kështu një nga investimet e së ardhmes të klubit nga Rrogozhina. Akindoyo vjen nga skuadra Olukismet, që militon në kategorinë e dytë të futbollit nigerian, megjithëse për të mungojnë të dhëna të plota mbi numrin e ndeshjeve të zhvilluara.

