Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ekuador, ku arbitri i futbollit Javier Ortega është vrarë me armë zjarri në mes të një ndeshjeje, duke shkaktuar panik të madh te lojtarët dhe tifozët e pranishëm.
48-vjeçari u qëllua për vdekje pasi disa persona të armatosur hynë në fushë gjatë takimit në qytetin Pasaje. Sipas dëshmitarëve, sulmuesit iu afruan arbitrit dhe hapën zjarr, duke e lënë të shtrirë në tokë para syve të tmerruar të të gjithëve. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lojtarët dhe spektatorët u larguan me shpejtësi për t’u shpëtuar plumbave. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtonin arbitrin, i cili u shpall i vdekur në vend.
sfidanti.al

