Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, mund të jetë një nga emrat e merkatos së verës, pasi interesi nga klube të mëdha evropiane për të po rritet ndjeshëm.
Lojtari i Hoffenheimit ka shkëlqyer këtë sezon me 10 gola në 30 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit. Së fundmi, agjenti i tij ka zbuluar se Barcelona është një nga klubet më të interesuara për transferimin e tij. “Interesi i Barcelonës është konkret dhe ka pasur tashmë kontakte mes palëve”, deklaroi përfaqësuesi i lojtarit, duke shtuar se klubi katalanas është një nga ëndrrat e sulmuesit të ri.
sfidanti.al

