“Brazili do të fitojë Kupën e Botës: ata kanë disa sulmues shumë të fortë dhe Carlo Ancelotti është në stol. Pastaj shoh Francën dhe Spanjën. Sigurisht, situata është e paqëndrueshme dhe episodet do të kenë rëndësi, por në fund, mendoj se skuadra e Carlos do të fitojë.”
Kur duhen edhe 2 muaj për startin e Kupës së Botës, ish-sulmuesi i njohur brazilian Paulo Roberto Falcao bën parashikimin e tij. Në një intervistë me ANSA-n, ai pranon se Gjermania, ashtu si Argjentina dhe Portugalia, kanë gjithashtu shanset e tyre. Por sipas mendimit të tij, sfiduesit më të rrezikshëm për “Seleçao” janë Franca dhe Spanja.
“Avantazhi i tyre i vetëm i vërtetë ndaj Brazilit është se ata janë tashmë skuadra të gatshme, të formuara, por në fund, ne do të fitojmë.”
sfidanti.al

