“Ajo është një grua italiane e hutuar që thotë se gruaja ime po më tradhton dhe është e pushtuar nga djalli. Me sa duket, fëmijët e mi janë gjithashtu të këqij dhe kanë një ndikim të keq tek unë. Kjo grua pretendon se është në kontakt me ‘parajsën’ dhe beson se është shumë e rëndësishme për mua të shpëtohem nga këto sfera djallëzore”, tha Marco Van Basten, i cili i tregoi RTL Bouleverd se si kjo grua po e shënjestron atë dhe gruan e tij.
Ish-sulmuesi i Milanit tha gjithashtu se ai paraqiti një ankesë zyrtare në lidhje me këtë situatë, pasi gruaja dyshohet se iu afrua shtëpisë së tij dhe shpërndau foto të gruas së tij me një burrë tjetër: “Është e qartë se ajo nuk duket aspak si ajo (gruaja në foto). Ajo është një paciente (kjo grua) që ka nevojë për trajtim. Shpresoj që situata të zgjidhet shpejt”.
sfidanti.al

