Kategoria Superiore luhet në dy ditë

Me spostimin e derbit Dinamo-Tirana nga e premtja për të shtunën, java e 32-të e Kategorisë Superiore, luhet e ndarë në 2 ditë. Janë 4 sfida interesante që do të zhvillohen ditën e shtunë.

Në orën 16:00, Vllaznia kryesuese përballet me Vorën dhe Egnatia pret Flamurtarin e vendit të fundit. Më pas, në orën 19:00, Teuta pret Elbasanin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” zhvillohet derbi Dinamo-Tirana. Ditën e diel do të zhvillohet vetëm një ndeshje. Java e 32-të mbyllet me Partizani-Bylis, që luhet në orën 19:00.

sfidanti.al