Raphinha shpërthen: Ndeshje e vjedhur, gjykim i tmerrshëm

Eliminimi i Barcelonës nga Atlético Madrid në Champions League ka sjellë reagime të forta, ku protagonisti kryesor ishte sulmuesi brazilian Raphinha. Lojtari nuk ishte i pranishëm në fushë për shkak dëmtimi, por e ndoqi ndeshjen nga afër dhe menjëherë pas përfundimit zbriti në terren për të ngushëlluar shokët e skuadrës. Megjithatë, emocionet e momentit e shtynë të shpërthejë me akuza të forta ndaj arbitrimit.

“Ishte një ndeshje e vjedhur, gjykimi ishte i tmerrshëm”, deklaroi ai për “DAZN Brazil”. “Arbitrimi kishte shumë probleme. Është e pabesueshme për disa vendime që u morën. Lojtarët e Atletikos bënë shumë faulle dhe gjyqtari nuk dha asnjë karton të verdhë. Dua të kuptoj frikën që kanë se Barcelona do të rikthehet të fitojë”, u shpreh braziliani.

sfidanti.al