Historike në Bundesliga, një grua bëhet trajnere e një ekipi

Klubi gjerman Union Berlin ka marrë një vendim historik, duke emëruar Marie-Louise Eta në krye të skuadrës deri në muajin qershor.

Ekipi i Union Berlin do të përballet me fazën vendimtare të sezonit dhe betejën për të shmangur rënien nga Bundesliga, nën drejtimin e Etës, e cila më parë ka qenë trajnere e U19 dhe është planifikuar të marrë drejtimin e ekipit të parë të femrave të klubit.

“Duke pasur parasysh diferencën e pikëve në gjysmën e poshtme të tabelës, vendi ynë në Bundesliga nuk është ende i sigurt”, deklaroi Eta përpara ndeshjeve të fundit të sezonit.

“Jam e kënaqur që klubi më ka besuar këtë detyrë sfiduese. Një nga pikat e forta të Unionit ka qenë gjithmonë dhe mbetet aftësia për t’u bashkuar në situata të tilla. Dhe, sigurisht, jam e bindur se do t’i sigurojmë pikët vendimtare me ekipin”, deklaroi Eta.