Lamtumira dramatike e Damien Touzé pas aksidentit në Oman

Jeta e ciklistit Damien Touzé ndryshoi përgjithmonë më 10 shkurt, gjatë Tour of Oman. Përfaqësuesi i Cofidis u përfshi në një rrëzim të tmerrshëm që i shkaktoi dëmtime të rënda: shpretkë, kofshë dhe tibia të shkatërruara, trauma të rënda abdominale, ligamente të këputura dhe çarje të zorrëve.

Në një intervistë emocionuese për ‘L’Équipe’, Touzé rikthehet tek momentet kur mendoi se nuk do të kthehej më në shtëpi, duke zbuluar edhe mesazhin dramatik që i dërgoi bashkëshortes së tij, Sofia, kur gjendja e tij u përkeqësua: “Po vdes. Thuaji djalit tonë që e dua”. Ai rrëfen edhe kushtet e tmerrshme në spitalin improvizuar ku u trajtua, i cili nuk kishte aparatura dhe ishte i mbushur me mushkonja, ndërsa trajtimi i vazhdueshëm sigurohej nga mjeku i ekipit Cofidis. “Mjekja ishte e sinqertë: ekzistonte rreziku që të mos zgjohesha më. Më tha të telefonoja gruan time sepse ndoshta nuk do t’i flisja më kurrë,” tregoi Touzé.

Megjithatë, një operacion emergjent pesëorësh për të mbyllur murin abdominal ishte i suksesshëm, por e ardhmja profesionale e ciklistit mbetet e pasigurt. Me një parashikim rikuperimi prej të paktën nëntë muajsh dhe kontrata të firmosura, Touzé ka frikë se mund të mos arrijë të kthehet në nivelin e nevojshëm për World Tour, duke lënë të hapur mundësinë e një tërheqjeje të hidhur para kohe. Ky aksident dhe përvoja dramatike e Touzé është një kujtesë e fuqishme për rreziqet ekstreme që përballen sportistët e lartë në garat ndërkombëtare.

Sfidanti.al