Alarm te Barcelona, mesfusha në limite për ndeshjen e Championsit Mesfusha e Barcelonës po kalon një moment shumë të vështirë. Pas një serie dëmtimesh dhe rikthimesh graduale, trajneri Hansi Flick do të duhet të bëjë llogaritë me një inventar të kufizuar për ndeshjen e radhës në Champions League.
Frenkie de Jong ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi i fundit dhe mund të mos jetë as në listën e lojtarëve. Marc Bernal, që e kishte zëvendësuar me sukses, pësoi një dëmtim në kyç gjatë sfidës në ‘Metropolitano’, ndërsa Gavi sapo është rikthyer pas gjysmë viti jashtë fushës. Pedri, që ka qenë shtylla e mesfushës, ende nuk është në nivelin e tij optimal pas sfidës intensive kundër Atlético Madridit dhe Marc Casadó ka luajtur pak, duke humbur besimin e trajnerit.
sfidanti.al

