Kombëtaret e Irakut dhe Republikës Demokratike të Kongos janë zyrtarisht dy ekipet e fundit që sigurojnë biletën për në Kupën e Botës, duke rikthyer emocione të mëdha për tifozët e tyre pas shumë vitesh pritjeje.
Iraku arriti një fitore vendimtare 2-1 ndaj Bolivisë, rezultat që i garanton pjesëmarrjen në një Botëror pas plot 40 vitesh mungese. Një sukses historik për përfaqësuesen aziatike, që rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Nga ana tjetër, Republika Demokratike e Kongos shkroi një kapitull të ri në historinë e saj, duke mposhtur Xhamajkën me rezultatin minimal 1-0. Kjo fitore i rikthen në Botëror pas 52 vitesh, që nga viti 1974, kur vendi njihej ende si Zaire.

