Legjenda e futbollit brazilian, Cafu, ka hapur debat në opinionin sportiv me një deklaratë të fortë, duke vendosur Neymar-in mbi dy ikonat e futbollit të dy dekadave të fundit: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për podcastin “Podpah”, ish-mbrojtësi brazilian u shpreh: “Neymar është më i mirë se të gjithë, më i mirë se Messi, Cristiano dhe edhe Kylian Mbappé”. Sipas tij, avantazhi kryesor i Neymar qëndron te talenti teknik dhe repertori më i pasur në fushë.
Fituesi i Kupës së Botës në vitet 1994 dhe 2002 theksoi se nga gjeneratat e fundit, Neymar është lojtari më i kompletuar: “Ka më shumë cilësi teknike dhe më shumë zgjidhje në lojë”. Megjithatë, Cafu nuk la pa vlerësuar rivalët, duke theksuar përkushtimin maksimal të Ronaldos dhe stilin unik të Messit. Pavarësisht lavdërimeve për dy yjet, për Cafu nuk ka dilemë: Neymar mbetet talenti më i madh i brezave të fundit.
sfidanti.al

