Mesazhi i Iranit: Bojkotojmë SHBA-të, jo Botërorin

Tensionet politike mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të reflektohen edhe në futboll, në prag të Botërorit 2026. Nga kampi i Iranit ka ardhur një mesazh i qartë: kundërshtimi është ndaj SHBA-ve, por jo ndaj pjesëmarrjes në Botëror. Autoritetet sportive në Teheran kanë theksuar se kombëtarja po vazhdon normalisht përgatitjet për turneun. “Ne bojkotojmë SHBA-të, jo Botërorin. Po përgatitemi”, është mesazhi që vjen nga Irani, në një moment tensionesh të forta politike mes dy vendeve.

Megjithatë, situata mbetet delikate edhe në aspektin sportiv. Në skenarin aktual, Irani pritet t’i zhvillojë ndeshjet e fazës së grupeve në territorin amerikan. Sipas planit, Irani do të përballet me Zelandën e Re dhe Belgjikën në Los Angeles, ndërsa më pas do të sfidojë Egjiptin në Seattle. Baza e Iranit gjatë turneut është planifikuar të jetë në Tucson, por federata iraniane shpreson që FIFA t’u japë mundësinë për zhvendosjen e ndeshjeve në Meksikë.

sfidanti.al