Julian Brandt mund të lërë Borussia Dortmundin për Premier League-n. Ylli gjerman, simbol i skuadrës së verdhezi, është në qendër të interesit të dy klubeve angleze, Arsenal dhe Aston Villa. Kontrata e Brandt-it skadon më 30 qershor dhe kjo ka bërë që ekipet angleze të kenë fokusin mbi të. Sipas raportimeve të “Football Insider”, mes Arsenalit dhe Aston Villa-s ekziston një garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kreativ gjerman.
sfidanti.al

