Pas një sezoni zhgënjyes, lojtari i Fiorentinës mund të blihet me më pak se 62 milionë eurot e klauzolës. Alternativa është Guirassy. Mbrojtja kuqezi është më e mira e Serie A dhe mbi të Milani ka ndërtuar forcën e vet. Për të kompletuar ekipin dhe për t’u kthyer në majat europiane, duhet të kalojë provën e 9-ës. Deri tani sulmi është përbërë nga çifte të ndryshme, me interpretues të ndryshëm. Por Leao është shënuesi më i mirë me 9 gola. Kostoja mund të ulet dhe Milani duhet të kuptojë sa mund të shkojë. Kean dhe Allegri kanë qenë bashkë 3 sezone te Juventusi, ku besimi i trajnerit nuk u shpërblye nga sulmuesi. Eksperienca te Fiorentina me një vend titullari e ka ndryshuar lojtarin, që ka qenë titullar edhe tek Italia. Kean fiton 4.5 milionë euro në vit, një shifër e konsiderueshme. Te Milani ai jo vetëm do të gjente ish-trajnerin, por edhe mikun Rafael Leao, me të cilin deri tani ka bërë vetëm muzikë. Ndoshta mund të bëhen çift edhe në sulmin kuqezi.
Sfidanti.al

