Më 10 mars 1996, në pistën e Melbourne, filloi aventura e madhe e Michael Schumacher-it te Ferrari. Pas një karriere 10-vjeçare te “kokëkuqja”, Schumacher la pas 5 tituj botërorë, 72 fitore dhe 58 Pole Position, duke u bërë piloti më i suksesshëm në historinë e ekipit italian. Debuti i tij në Melbourne përfundoi me tërheqje në xhiron e 32-të për shkak të një problemi me frenat, por kjo nuk e ndali rrugëtimin e madh që do të vinte më pas. Në Maranello, ai erdhi me numrin 1, që i takonte pas fitimit të titullit të dytë botëror me Benetton-in. Gëzimi i parë te Ferrari erdhi po atë vit në Barcelonë, në një garë nën shi të rrëmbyeshëm.
sfidanti.al

