Neymar në listën e Brazilit

Ëndrra po bëhet realitet. Neymar Jr. po i afrohet me shpejtësi një rikthimi në ekipin kombëtar të Brazilit të Carlo Ancelottit. Sipas burimeve të ndryshme në Amerikën e Jugut, sulmuesi i Santosit është përzgjedhur paraprakisht për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Kroacisë, të planifikuara për 26 dhe 31 të këtij muaji në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të shënonte rikthimin e O’Ney në Brazil pas më shumë se tre vitesh mungesë. Skuadra e plotë do të shpallet zyrtarisht të hënën e ardhshme. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së ka vetëm një qëllim: të përfshihet në skuadrën e Ancelottit për Kupën e Botës këtë verë.

sfidanti.al