UFC konfirmon duelin për titullin botëror në Shtëpinë e Bardhë

UFC ka bërë zyrtare disa nga duelet kryesore që do të zhvillohen më 14 qershor në një event të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, një ngjarje që përkon edhe me 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës. Njoftimi u bë nga presidenti i UFC-së, Dana White, pas eventit UFC-326 në Las Vegas, ku u publikuan gjashtë duelet e para për këtë event historik. Një duel për titullin kampion bote është zyrtarizuar deri tani, ai do të zhvillohet në peshën e lehtë mes kampionit të dyfishtë dhe të pamposhturit, Ilia Topuria (18 fitore) dhe sfidantit amerikan, Justin Gaethje (27 fitore, 5 humbje), i cili mban titullin e përkohshëm të kësaj peshe.

sfidanti.al