Pas derbit Milan-Inter, ku kuqezinjtë fituan 1-0, pati shumë polemika për episodin e prekjes së topit me dorë në zonë nga Riçi në sekondat e fundit të sfidës. Në kampin zikaltër ka rezerva për këtë moment, si nga trajneri Chivu, ashtu edhe lojtarët, pasi gjykojnë se u është mohuar një penallti. “Dora e Ricci-t? Nuk e kisha parë, nuk kisha pamje. Në çdo ndeshje ka episode në favor dhe në disfavor. Duke e parë, krahu është i hapur. Të paktën duhej bërë një check në Var”, – ka thënë Federico Dimarco në lidhje me episodin e fundit të ndeshjes.
sfidanti.al

